MENU
klinika

Mister pika e hyrjes

Vuçiç pret nesër Lavrovin në Beograd, 3 shtete bllokojnë hapësirën ajrore për ministrin rus

05.06.2022 - 19:08

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë bllokuar hapësirën ajrore për ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, cili sipas agjendës pritet ta vizitojë Beogradin më 6 e 7 qershor.

Sipas danas këto 3 vende s’do ta lejojnë hapësirën ajrore për lëvizjen e kryediplomatit rus.

Të dielën, kryeministrja serbe, Anna Brnabiq ka deklaruar se është e rëndësishme që në këtë kohë Serbinë ta vizitojë kryediplomati rus, por edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar vështirësi për vizitën e Lavrovit.

“Është e mundur që gjithçka të jetë mirë, dhe ka mundësi që të mos jetë. A është gjithçka e planifikua? Gjithçka është e planifikuar”, ka thënë Vuçiç.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, do të vizitojë të hënën dhe të martën në Beograd. Lavrov së bashku me shefin e tij, presidentin Putin janë në listën e sanksioneve të BE-së. Kryediplomati rus do të pritet në Serbi nga presidenti Aleksander Vuçiç dhe homologu i tij Selakoviç.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka njoftuar në Twitter për vizitën e Lavrovit në Serbi dhe takimet që do të ketë ai raporton Gazeta Express.

“Më 6 dhe 7 qershor, Sergey Lavrov, do të jetë në një vizitë pune në Serbi. Ai do të takohet me presidentin Aleksander Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Nikola Selakvoqi, kryetarin e Parlamentit Ivica Daçiç dhe patriarkun serb Porfirije’, thuhet në njoftim.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë