MENU
klinika

"Me Begajn do të zhvillojmë të gjitha..."

Vuçiç uron Presidentin e ri të Shqipërisë

05.06.2022 - 12:13

Presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj e ka uruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme.Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona”, mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, sipas mediave serbe në mesazhin e urimit ka thënë se3 po ashtu beson se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur”.

“Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, ka thënë Vuçiç në mesazhin e tij të urimit.

Begaj është zgjedhur zyrtarisht presidenti i 8-të i republikës së Shqipërisë. Në sallën e parlamentit ditën e djeshme nuk mungoi asnjë prej 74 deputetëve të PS-së, duke e bërë të sigurt zgjedhjen e ushtarakut për President.

Presidenti i Republikës që u propozua nga socialistët arriti të zgjidhej në raundin e katërt ku kërkohet shumicë e thjeshtë dhe mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga bojkoti i PD-së te vota e vetme pro e opozitës

Presidenti i ri i Republikës/ Çfarë ndodhi dje në Kuvend?