MENU
klinika

Takimi me Presidenten e Komisionit Evropian

Zelensky: Duhet një paketë e shtatë sanksionesh kundër Rusisë!

11.06.2022 - 18:15

Gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Lyen, Presidenti i Ukrainës , Volodymyr Zelensky diskutoi për nevojën e një pakete të shtatë sanksionesh kundër Rusisë.

“I jam mirënjohës Bashkimit Evropian për politikën e sanksioneve kundër Federatës Ruse, kjo na ndihmon shumë në luftën tonë. Gjashtë paketa sanksionesh janë bërë një instrument i rëndësishëm presioni ndaj Rusisë, por lufta, për fat të keq, vazhdon dhe për këtë ne kemi nevojë për paketën e shtatë të sanksioneve”, tha Presidenti ukrainas Zelensky në margjinat e takimit me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.