18.06.2022 - 10:11
Policia e Durrësit zbardh detaje nga zjarri në pikën e karburantit në Porto Romano.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ku flaka ka rënë depozitat e gazit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.
Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.