MENU
klinika

“Vend i turpshëm”

Zv.kryeministrja e Bullgarisë i përgjigjet Ramës: E papranueshme gjuha fyese

24.06.2022 - 12:50

Zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Kornelia Ninova ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Rama, i cili e quajti Bullgarinë një turp, pasi kjo e fundit nuk hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas saj, deklaratat e Ramës janë fyese dhe të papranueshme për Bullgarinë dhe BE-në. Ajo thekson se vendi i saj ka dinjitet dhe mbron interesa kombëtare.

“Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se i turpshëm një vend anëtar i NATO-s që mban peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë të pafuqishme është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së. Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane”, thuhet në reagim.

Me heret ministria e Jashtme e Bullgarise ne nje reagim u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE është mbështetur nga Bullgaria edhe më herët kur ka qenë proces më i vështirë se sa sot.

“Ne e mbështesim atë sot, pavarësisht gjithçkaje, në emër të një të ardhmeje të përbashkët evropiane”.
“Politikanët largohen. Kombet mbeten. Popujt tanë kanë një interes të përbashkët, i cili nuk duhet të cenohet nga një gjykim i gabuar i politikanëve”, thuhet në reagim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama i përgjigjet Bullgarisë

“Hiqni veton, ose më duroni mua!”