MENU
klinika

Hazard më i fundit

10 dështimet e Real Madrid në 25 vitet e fundit

07.07.2022 - 19:25

Real Madrid është një nga klubet më të mëdha në botë, ndaj me të kanë luajtur disa prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në veçanti, në 25 vitet e fundit, “Los Blancos” janë bërë të njohur për transferimet e kushtueshme, në disa raste rekord botëror për kohën.

Para të mëdha janë shpenzuar për lojtarë si Luis Figo, Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Eden Hazard. Ky reputacion për shpenzime të tepruara ka sjellë disa nënshkrime të dështuara edhe në “Santiago Bernabeu”. Këtu, ne po shikojmë nënshkrimet më të këqija të Real Madrid në 25 vitet e fundit.

1.Nicolas Anelka – 35 milionë euro nga Arsenal, viti 1999. Ishte golashënuesi më i mirë i Arsenalit në sezonin 1998-1999 dhe u votua “Lojtari i Vitit” në PFA. Sidoqoftë, ai nuk ishte në gjendje të përsëriste formën maksimale në sezonin e ardhshëm, me tifozët e klubit që e kontestuan.

Në verën e vitit 1999, ai do të nënshkruante për Real Madrid për pak më shumë se 35 milionë euro, por do t’i duheshin pesë muaj për të shënuar golin e tij të parë për klubin, me golin e tij të parë në La Liga që nuk do të vinte deri në shkurt.

Shpejt erdhi një mosmarrëveshje me trajnerin Vicente del Bosque, dhe megjithëse do të performonte mirë në fazat e fundit të Ligës së Kampionëve, duke shënuar në të dyja ndeshjet gjysmëfinale kundër Bayern Munich, ai u kthye te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2000.

2.Elvir Baljic – 26 milionë euro nga Fenerbahce, viti 1999. Shpenzimet e Real Madrid në verën e vitit 1999 ishin të mëdha, duke përfshirë 26 milionë euro për 25-vjeçarin Elvir Baljic nga Fenerbahce.

Pasi bëri përshtypje në Turqi, boshnjaku u transferua menjëherë në Madrid, por pësoi një dëmtim të dyfishtë të ligamenteve të kryqëzuara para se të fillonte sezoni, duke e lënë jashtë për një periudhë të gjatë kohore. Në kohën kur u kthye, ai nuk ishte në gjendje të kapte formën që gëzonte me Fenerbahcen.

Kur John Toshack, njeriu që e mori në Madrid, u shkarkua, ai humbi fare terren nën drejtimin e Del Bosque. Pas marrëveshjeve të huazimit me Fenerbahce dhe Rayo Vallecano, “Los Blancos” e ndërpreu kontratën e tij më 2002.

3.Mariano Diaz – 23 milionë euro nga Lyon, viti 2018. Nënshkrimi i Mariano Diaz është një nga më të çuditshmit në historinë e gjatë të gabimeve të kushtueshme të transferimeve të Real Madridit. I rritur në akademinë e klubit, Mariano shkëlqeu për Castilla përpara se të ngjitej në ekipin e parë më 2016.

Por, pasi kuptoi shpejt se nuk ishte në standardet e 14 herë fituesve të Ligës së Kampionëve, klubi e shiti atë te Lyon në verën e vitit 2017. Më tej, pas një viti të suksesshëm, Mariano u rikthye në Madrid për 23 milionë euro, të cilat deri më tani janë shlyer. Ai aktualisht është në gjendje të mirë.

4.Royston Drenthe – 14 milionë euro nga Feyenoord, viti 2007. Royston Drenthe nënshkroi për Real Madrid së bashku me bashkatdhetarin Ëesley Sneijder. Brenda tri viteve, ai kishte fituar Ligën e Kampionëve dhe kishte pretendime shumë të forta për të fituar “Topin e Artë”.

Në vend të kësaj, ai pati një marrëdhënie të trazuar me trajnerin Bernd Schuster. Pas huazimeve te Hercules dhe Everton, ai u largua me 65 ndeshje dhe katër gola në të gjitha garat.

5.Julien Faubert – huazim nga West Ham, viti 2009. Një nga transferimet më të çuditshme në historinë e fundit të Real Madridit është ai i Julian Faubert, i huazuar nga Ëest Ham.

Lëvizja e francezit ishte një surprizë, sepse me sa duket askush nuk besonte se ai ishte i atij standardi. Kur u transferua në Spanjë, u bë e qartë pse. Në shpërthimin e tij të shkurtër në klub, ai luajti vetëm disa ndeshje në La Liga.

6.Eden Hazard – 100 milionë euro nga Chelsea, viti 2019. Pas sezonit të tij individual më mbresëlënës te Chelsea, asokohe 28-vjeçari u transferua tek ekipi i ëndrrave si një galaktik i sigurt. Megjithatë, lëndimet e shumta e kanë penalizuar.

Që prej mbërritjes te Real Madridi, belgu ka pasur më shumë dëmtime sesa gola. Real Madridi tani është i dëshpëruar për ta “hequr qafe” atë, pas një sezoni të tretë të dobët radhazi.

7.Klaas-Jan Huntelaar – 27 milionë euro nga Ajax, viti 2008. Tregu i transferimeve të dimrit mund të jetë një fushë e minuar. Real Madrid e zbuloi këtë kur nënshkroi me Klaas-Jan Huntelaar nga Ajax, në janar të vitit 2008. Holandezi kishte reputacionin e një “gjuetari” të talentuar për golin. Kjo ishte koha e tij tek Ajax.

Në fakt performoi mirë te Real Madrid, duke shënuar 8 gola në 20 ndeshje. Edhe pse ai kurrë nuk pati mundësinë të bënte përshtypje, Real Madrid hoqi dorë prej tij dhe e transferoi në Milano në gusht 2009.

8.Luka Jovic – 60 milionë euro nga Eintracht Frankfurt, viti 2019. Një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë në atë kohë, Luka Jovic u mor si zëvendësues afatgjatë i legjendës Karim Benzema, për 60 milionë euro. Serbi kishte shkëlqyer tek Eintracht Frankfurt vetëm 21 vjec, kështu që padyshim e meritonte zhurmën që i atribuohej emrit të tij.

I krahasuar me idhullin e tij Radamel Falcao, Jovic rezultoi të ishte një fatkeqësi absolute sportive dhe ekonomike në Madrid. Ai shënoi vetëm tre gola në tre sezone për klubin e bardhë, madje u huazua në Frankfurt për gjysmën e dytë të sezonit 2020-2021.

Në verën e vitit 2022, Real Madridi jo vetëm e la të largohet si transferim i lirë te Fiorentina, por ra dakord të paguajë gjysmën e pagës së tij për dy sezonet në vijim. Ata do të ruajnë një klauzolë 50 për qind të shitjes, nëse Fiorentina vendos ta nxjerrë në treg pas këtyre dy sezoneve.

9.Walter Samuel – 25 milionë euro nga Roma, viti 2004. Pavarësisht një sezoni të pasuksesshëm te Real Madrid, argjentinasi Walter Samuel mund të llogaritet ndër qendërmbrojtësit më dominues në botë. Me Romën dhe Interin pati sukses të madh, duke përfshirë fitimin e “tripletës” me zikaltrit, në sezonin 2009-2010.

Nuk ka dyshim se Samuel dështoi në Madrid, nuk ishte në gjendje t’i demonstronte aftësitë e tij mbrojtëse në Spanjë si në Itali. Thjesht mund të jetë rasti që futbolli italian i përshtatej shumë më mirë, por Real Marid duhej të paguante shumë para për ta zbuluar këtë.

10.Jonathan Woodgate – 18 milionë euro nga Newcastle, viti 2004. Woodgate u transferua te Real Madrid me një reputacion të prirur për lëndime. Për pasojë, nuk arriti të bënte asnjë paraqitje të vetme në 14 muajt e tij të parë në klubin e bardhë. Kur më në fund luajti, mori famë futbolli si një nga më të këqijtë në histori.

Jo vetëm që shënoi një autogol spektakolar me kokë kundër Athletic, por u përjashtua më vonë. Gjërat nuk u përmirësuan shumë. Debutimi i tij Evropë ishte në humbjen 4-1 ndaj Rosenborg. Vetëm 11 muaj pasi bëri debutimin e tij, u kthye në shtëpi, në Angli, duke luajtur për Middlesbrough.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN