MENU
klinika

E rëndë në Prishtinë

15 qenë endacakë sulmojnë mjeken, përfundon në spital

31.07.2022 - 12:38

Një mjeke e cila punon në Qendrë Klinike të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është sulmuar nga 15 qentë endacakë. Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, rreth orës 19:00. Sipas “Paparaci”, bëhet fjalë për mjeken Kimete Surdulli,, e cila menjëherë pas sulmit nështë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndru në spital, pasi që e ka thy dorën dhe e ka në gips”, ka deklaruar bashkëshorti i saj.