Champions League e sezonit 2022-2023 vlen pak më shumë se 2 miliardë euro. Kjo do të jetë shuma totale e çmimeve që UEFA do të shpërndajë për 32 klubet pjesëmarrëse në kompeticionin më të lartë europian. Por si do të shpërndahen?
Secili nga 32 klubet që do të kualifikohen në fazën e grupeve do të marrin 15.64 milionë euro (parapagim prej 14.8 milionë euro, gjendje 840 mijë euro). Për çdo ndeshje do të merren 2.8 milionë euro për fitore dhe 930.000 euro për barazim.
Shumat e pashpërndara (930.000 euro për barazim) do të grupohen dhe rishpërndahen mes klubeve që marrin pjesë në fazën e grupeve në raport me numrin e fitoreve. Midis çmimit fillestar dhe bonusit të performancës, kushdo që fiton Champions mund të marrë një maksimum prej 85.14 milionë euro.
Klubet që kualifikohen në fazën eliminatore do të marrin shumat e mëposhtme:
-kualifikimi në fazën e 16-të: 9.6 milionë euro për klub;
-kualifikimi në çerekfinale: 10.6 milionë euro për klub;
-kualifikimi në gjysmëfinale: 12.5 milionë euro për klub;
-kualifikimi në finale: 15.5 milionë euro për klub;
-fitorja në finale: 4.5 milionë
Përveç kësaj, dy klubet që kualifikohen për Superkupën e UEFA-s 2022 do të marrin secila 3.5 milionë euro, me fituesin 1 milionë euro shtesë.
Më pas do të shtohen të ardhurat që rrjedhin nga renditja dhjetëvjeçare.