MENU
klinika

Situata me Covid-19 në vend

233 infektime të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

25.07.2022 - 18:34

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifrat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Nga 606 testime të kryera, 233 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa sy persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë, 8,997 qytetarë janë aktivë me koronavirus, ndërsa të hospitalizuar janë 32 pacientë.

Njoftimi:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 606 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 233 qytetarë, në këto bashki:

78 në Tiranë, 24 në Vlorë, 22 në Librazhd, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Durrës, 10 në Kavajë, nga 8 qytetarë në Divjakë, Sarandë, 7 në Gramsh, 6 në Devoll, 5 në Shkodër, 4 në Lezhë, nga 3 qytetarë në Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Gjirokastër, Përmet, Pogradec, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Mirditë, Kolonjë, Prrenjas.

Janë 8,997 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Tirana 66 vjeç, një qytetar nga Durrësi 81 vjeç.

Janë shëruar 1044 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i epidemisë.