Ish kryeministri Sali Berisha thotë se protestat me qëllim largimin e kryeministrit dhe qeverisë së Edi Ramës nuk do të ndalen.
“Nesër është një ditë e vecantë, kauzat janë të shumta, të dhimbshme, ulëritëse, por monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre ndaj dhe ne zgjidhjen e këtyre kauzave e gjejmë me largimin e kësaj qeverie nga pushteti.
Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Ramës është objektivi kryesor, qëllimi më madhor i protestës së 7 korrikut dhe protestave që do vijnë më pas të popullit opozitar”, tha Berisha ne tryezen e organizuar pak ore para mbajtjes se protestes se 7 Korrikut.
Pyetje: Cilët do jenë skenarët e protestës nesër do tentohet të hyhet në Kryeminisri?
Sali Berisha: Skenarët e protestës janë të qartë, s’është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha me të cilat përballen këta qytetarë.