Ndërsa kanë mbetur dhe pak javë për të sjellë në jetë djalin e saj, Dojna Mema ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit, ku ka zbuluar detaje nga pritja e ëmbël. Njëra prej pyetjeve ishte tepër e ndjerë dhe lidhet me babain e saj, i cili ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2019.
“A e pate mundësinë ta prezantoje babin me Vlashentin?”, e ka pyetur një ndjekës moderatores, e cila nuk ka hezituar t’i përgjigjet: “Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ja di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë.
Ishte shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit. Gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime.
Babi im si adhurues shumë i madh i muzikës italiane, Vlashenti ulej gjithmonë ose në piano ose në kitarë dhe i luante këngët e tij të preferuara të babit. Në të gjithë atë fatkeqësi që kemi përjetuar si familje, për fat Vlashenti arriti ta njihte dhe babi arriti ta njihte Vlashentin”, theksoi moderatorja.