Sipas raportimeve, Atletico Madrid ka nxjerrë në shitje Antoine Griezmann për të rritur shanset e tyre për të nënshkruar me Cristiano Ronaldon.
Skuadra e Diego Simeone dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United këtë verë, por duhet të ulë shpenzimet e pagave për të financuar transferimin. Griezmann do të hyjë në vitin e dytë të huazimit të tij dyvjeçar tek Atletico, të cilët janë të detyruar të shpenzojnë 34 milionë sterlina për francezin verën e ardhshme.
Atletico ia ka ofruar Griezmann disa klubeve, duke përfshirë Paris Saint-Germain, sipas The Times, por kampionët francezë nuk janë të interesuar. Skuadra spanjolle dëshiron të heqë qafe pagën e raportuar prej 300 mijë sterlinash në javë dhe të përdorë paratë e kursyera për kontratën e Ronaldo-s.
CR7 fiton 360 mijë sterlina në javë në Old Trafford, por besohet se është i gatshëm të pranojë një ulje page prej 30 për qind për të bërë një lëvizje. Ronaldo është i vendosur të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe pasi Chelsea i dha fund interesimit për të ai është kthyer tek Atletico.
37-vjeçari thuhet gjithashtu se është i impresionuar me dëshirën e Simeones për të punuar me të. Ky mund të jetë faktori vendimtar për të joshur Ronaldon në Ëanda Metropolitano. Por nënshkrimi i tij varet nga e ardhmja e Griezmann me Atletico-n, që po lufton për të gjetur një ekip që të jetë në gjendje të përballojë rrogën e tij.