Çiklisti italian Daniel Oss, që garon me skuadrën e Total Energies, ishte protagonist i një aksidenti gjatë Turit të Francës një ditë më parë. Ai u përfshi në një aksident, duke u rrëzuar në rrugën me kalldrëm, pas një kontakti me një tifoz.
Tifozi i papërgjegjshëm pengoi çiklistin, që u rrëzua dhe ka pësuar dëmtime të shumta. Kontrolli i detajuar që ai kreu pas garës evidentoi një “frakturë të një vertebre cervikale”, dëmtim që kërkon një qëndrim pa lëvizur të sportistit për disa javë.
Lajmin e konfirmoi skuadra e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku sqaron: “Oss u rrëzua pas një kontakti me një tifoz, që ishte anash rrugës dhe e pengoi. E gjithë skuadra i uron shërim të shpejtë, por për shkak të dëmtimit është i detyruar të tërhiqet”.
Daniel Oss suffered this horrible crash yesterday and still managed to finish the stage. But his team has since said he is out of #TdF2022 after “additional examinations revealed a fracture of a cervical vertebra requiring immobilisation for a few weeks”. pic.twitter.com/Xv9SpCWj52
— Sophie Smith (@SophieSmith86) July 7, 2022