MENU
klinika

"Faleminderit për sakrificat"

Ambasadorja amerikane mesazh popullit shqiptar

29.07.2022 - 12:02

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar me një postim në Instagram pas koncertit të organizuar për të festuar 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE-në.

“Festë fantastike mbrëmë për të festuar 100 vite të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe hapjes së negociatave me BE, HISTORI! Faleminderit të gjithë performuesve dhe Tiranës, @erionveliaj për një natë të paharrueshme.

Faleminderit udhëheqësve ndër vite për ndërtimin e marrëdhënieve tona.

Mbi të gjitha, falënderoj popullin e Shqipërisë për sakrificat, punën e palodhur, vendosmërinë dhe optimizmin tuaj që kanë prodhuar këto arritje historike. Ju jeni më të mirët!!”, shkruan ambasadorja në postim teksa publikon dhe foto të momenteve nga koncerti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN