Trajneri Xavi Hernández u gjend në një situatë të komplikuar me vizën amerikane për të udhëtuar me Barcelonën. Xavi nuk ka mundur të hipë në aeroplanin që do ta çonte këtë të shtunë së bashku me skuadrën e tij në Miami, pikënisja e turit që ekipi katalanas do të zhvillojë për pesëmbëdhjetë ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas versionit zyrtar të klubit të Barcelonës, “Xavi nuk udhëton me ekspeditën për arsye administrative dhe pasaporte”, edhe pse pritet që një gjë të tillë ta bëjë “në ditët në vijim”, në mënyrë që të mund të bashkohet turneut te Barcelonës normalisht.
Trajneri i Barçës kishte vizituar disa herë Iranin vitet e fundit si lojtar i skuadrës së Katarit, Al Sadd (hera e fundit në vitin 2019) dhe, për rrjedhojë, i duhet një leje speciale për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
🇺🇸, we are coming pic.twitter.com/OFRPNsxcn8
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 16, 2022
Për momentin, agjentët doganorë e kanë mohuar të hipte në avionin që do ta çonte në ndalesën e parë të planifikuar. Duhet theksuar se për shtetin e Amerikës së Veriut, Irani është në listën e vendeve armike, gjë që e ka komplikuar situatën e hyrjes së trajnerit katalanas në SHBA.
Ekspedita Blaugrana, e cila përfshin 28 lojtarë, ka zbarkuar në Miami pa trajnerin e tyre. Në Shtetet e Bashkuara, skuadra katalanase do të luajë katër miqësore kundër Inter Miami, Real Madrid, Juventus dhe Neë York Red Bulls.