MENU
klinika

"Strukturat të dobëta"

Aministia fiskale/ Spartak Braho: Bankomati që ushqen politikanët që kemi sot në krye!

05.07.2022 - 18:20

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho është shprehur se amnistia fiskale do tu shërbejnë emigrantëve që kanë bërë punë të ndershme dhe duan të investojnë në Shqipëri.

Por, theksoi se në vendin tonë strukturat janë shumë të dobëta për të ndaluar pastrimin e parave të pista.

Gjatë një interviste në “News 24”, u shpreh aministia fiskale se do të shërbejë si “bankomati që ushqen politikanët që kemi sot në krye”.

“Ligji shprehimisht e ndalon legalizimin e parave nga veprimtari të paligjshme apo nga krimi. Kjo ka qenë e hershme, por kanë ndërhyrë institucionet ndërkombëtare dhe s’është bërë. Jam për legalizimin por a do arrijnë strukturat e dobëta që të ndalojnë paratë nga krimi, do struktura të forta, pastrimi i parave që kemi ne, gjysma e bankave pastrojnë para.

Do ketë një boom të ardhurash nga emigrantët që kanë punuar ndershëm dhe do i investojnë këtu. Jam dakord, por do vazhdojë bankomati i famshëm që ushqen këta piolitikanë që kemi sot në krye”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Drafti nuk parandalon legalizimin e parave nga ryshfeti

Amnistia fiskale/ Si përfitojnë familjarët e politikanëve?

Nga 2 amnistitë, lista e zezë me përdhunuesit tek përgjysmimi i pagave për deputetë

30 nismat ligjore që do shqyrtohen nga Kuvendit të ri në shtator