MENU
klinika

Çfarë zbulon vëllai i Chris Rock

Arsyeja e vërtetë e shuplakës së Will Smith

21.07.2022 - 12:12

Vëllai i Chris Rock, Toni, ka pohuar se arsyeja e vërtetë e shuplakës së Will Smith në “Oscar” kishte të bënte me marrëdhënien mes Jada Pinkett Smith dhe reperit Tupac Shakur.

Kur Tony Rock u pyet nëse shuplaka e Smith ishte një reagim ndaj shakasë së Chris Rock për alopecinë e Jada Pinkett Smith, ai u përgjigj me “jo”.

Në podkastin ‘Top Billin’ me Bill Bellamy’, Tony Rock foli për teorinë e tij për incidentin e shumëpërfolur mes Smith dhe Rock në cermoninë e çmimeve Oscar në mars.

Teoria e Tony Rock mbi marrëdhënien e Jada Pinkett dhe Tupac

“Ai qeshi i pari. Kështu që nuk është turp. Ai po qeshte,” tha Rock.

“Në kohën kur ata u përqendruan te vëllai im dhe u kthyen te Will, ai tashmë po ecte. Ndoshta ishte për shkak të reagimit të Jada-s.”

Megjithatë, Tony Rock shkoi një hap më tej dhe dha një arsye tjetër të mundshme pse Smith goditi me shuplakë vëlain e tij. Sipas fjalëve të Tony, ai beson se shuplaka kishte të bënte me marrëdhënien e Jada Pinkett me reperin Tupac dhe mënyrën se si ndihet Will për këtë.

Will Smith gjithmonë e urrente “nofkën ‘i butë’”

“Mendoj se shuplaka ishte grumbullimi i gjithë shuplakave të marra nga ai ndër vite”, tha Rock.

“Ai e tha vetë, gjithmonë e urrente emërtimin “i butë”. Ai është i butë. Jada nuk do ta lërë Tupac të vdesë, ka gjithmonë diçka për të thënë për të.”

“Nuk po flas për gjëra familjare që njerëzit nuk i dinë… kjo është diçka që të gjithë e dinë. Jada flet zakonisht për Tupac dhe marrëdhënien e saj me të. Si një burrë i martuar me këtë grua, ai mendon ‘a nuk mjafton ajo që po bëj?”