MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Babos urim nga Birmingami për ditëlindje

04.07.2022 - 11:16

Babo gezuar e për shumë mot ditëlindjen ! Qesh natyra nga gezimi. Marresh nga ditet e Tigrushit , Blendit , Ulsiut dhe Tezes. Nga të Nikos mos kerko se nuk të jep gjë. Vitet tutje e ti tehu. Me kater korrik 1964 erdhe në jetë si simbol i miqesisë me SHBA-të ndonëse atë mot Çu En Lai na vizitoi.

Ditë me diell qe dhe ti nuk qaje por rënde rrije. Komshinjtë u gezuan , bënë keqyrjet e rastit tek vëndi dhe të menduar thanë do bëjë rrugë e do çajë male trazovaçi!

Mimi di Puccini të priste aty për të të rrefyer udhet e jetes , duke të marrë per dore si Virgjili Danten.

Ne po festojmë këtë ditë të shenjtë në Birmingam ku punet na sollen me Ermon , Damon dhe Helidonin. Aty gjetem dhe Fatmirin i cili pinte çaj , xhinxher e kamomilera me lorder e kongresmenë për të qetesuar midenë nga streset e moskuptimit që Tirana i shkakton.

Gezimi na rrembeu dhe mbeta pa bashkëndarë gjera themelore të ketij udhetimi.
U ndje mungesa e Ditmirit i cili ka drejtuar delegacionin shqiptar në asamblenë parlamentare të OSBE. Paçi faqen e zezë na thanë, ku e kini atë djalë që punet e Europes dhe paqes shkoqit?
Damo nuk fliste thjeshtë perlotej, i kujtohej traktori me joxhe ngarkuar kur e solli të kongresi i vazhdimësisë per diskutimin. Unë edhe flisja e nga pak qaja, po kaq Helidoni si shkodrani per shkodranin madhengjehej. I thamë ka çilimiqer për të mbajtur , e gjeni sa në një aeroport aq në një tjeter.
Drito , kishte ambicje të perdala Babo, donte të drejtonte edhe OSBE-në kur Shqiperia mori kryesinë e saj, por ti Babo bere mire qe nuk ja le se një udheheqes e brand nderkombetar ka atdheu ynë . E ai je vec ti dhe të marrshin të keqen sot që mbushe 58 vjeç si nur i vatanit , më shumë se kurrë.

Vetë more dekretin e ministrit të jashtem nga Meta dhe menjëherë atë të kryesuesit te OSBE per 1 vit, nderkohe që Gent Caka rrinte ne zyre e lozte me trenin elektrik çiaf çiuf ty ty ty ty çiaf çiuf.
Njëherë që i shkova në zyrë Xhaçkes, per trenin e pyeta ! E kishte marrë me vete çapkëni, aty veç shinat kishtë lenë dhe dy kamionë kauçuku si hajmali.

Lul Basha mos bëftë hajer që nuk e caktoi Fate Mediun në delegacionin parlamentar të OSBE. Tani ai hyn nga penxherja neper takime i shkreti. Qaja hallin Babo bëji derman. Ai tha me mirësi të tajkalojmë partitë dhe të shohim ty si driten e diellit. Pastaj flet mirë anglisht dhe ka stof intelektuali anglosankson që e kersheron boten me yndyrë mendimi.

Babo , Damua bëri një sërë sakrificash per delegacionin. Nga sot nën driten e fakteve ai po shnderrohet në personazh pozitiv ose njeriu i mirë Damo. Nuk pat asnjë medyshje në pagimin e birrave të para ( tani të shohim) dhe me duket si investimi më i mirë që po bën për imazhin e tij të trazuar. E vlerësova lart vendosmerinë e tij dhe e nxita ta promovojë këtë virtyt të fshehtë. Damo të do qamet Babo. Një e dy “Kurbanin” citonte. Në faqen 24 keshtu ka thënë Babo, te 76-ta këtë e keshtu me rrallë. Nuk besoj ta ketë as Elisa këtë perpikmeri. Tao jo e jo se ai lexon Habermasin dhe Lakanin. U gezova shumë për këtë kujtesë. Gati më mirë se ” Kanunin e Himares” ku gjetem dakortesi e njihte, të cilin ti si nip i asaj ane e ke elaboruar në lartesi duke i dhënë kuptim e marifet.

Me Ermon takuam Kryetarin e Parlamentit Anglez. E ftuam në Shqiperi se Zonja Linditë na e la amanet. I shkoqitem dashurinë e madhe të popullit tonë për Inglizin dhe sukseset e tij në udheheqjen tënde dhe ju lutem të na lehtesojë proçeduren prej ferri me vizat. E madhengjyem. Lum Kuvendi qe ju ka tha ty ( mua dmth) dhe Ermon.
Këtu në asamble në Birmingan të gjithë pyesin per ty Babo, kerkojnë që pikturat e tua të ekspozohen kudo, Kurbani të futet në shkolla, dhe me lejen tënde edhe disa nga fjalimet e ministrave të tu si eksperience për këta qerratenjet e dhomes së komunave.

Dhe kur nge të keni thanë bëjuani kabull një vizite bashkë me ekipin qeverisë që ta nxirrni këtë ishull nga prapambetja dhe të ece me hapin e shokeve. Posaçerisht kerkuan fjalimet e Ulsi Manjes sepse duan të reformojnë Carta Manjen . Një deputete konservatore e Mançesterit pyeti per Albanen dhe pervojen e saj në brymosjen e frymes së protestes tek gratë. Lordet angleze tanimë kopjonin Dash Sulen në sqimen e të veshurit. Helidoni se kishte besuar po tani që pas Damos edhe Anglezet ja thanë është i qetë se thotë për çdo gjë : e di Babo.