Nuk ka më dyshime, Bekim Balaj ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Ankara Keçiorenguçu. Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi, që ka postuar një foto me fanellën e ekipit të ri, në krahët e vëllait të tij, Denis Balaj si dhe të Endri Muçmatës, të dy këta mundësuan transferimin e bomberit te Ankara Keçiorenguçu.
Vëllai i Bekimit prej kohësh ushtron profesionin e menaxherit së bashku me Muçmatën. Ishin po këta të fundit që asistuan edhe në transferimin e Uerdi Marës dhe Jurgen Bardhit që do të jenë shokë skuadre me Balajn.
Kjo do të jetë aventura e dytë e Balajt në Ligën e Parë turke, teksa sezonin e shkuar ishte pjesë e Bolusporit. 31-vjeçari e nisi karrierën te Vllaznia, teksa ka luajtur edhe për Tiranën në Superiore.
View this post on Instagram
Para se të firmoste në Turqi, Balaj ka luajtur në Rusi me Nizhni Novgorad dhe Akhmat Grozni. Gjithashtu sulmuesi i Kombëatres kuqezi ka qenë pjesë e Slavia Prague dhe HNK Rijeka.