MENU
klinika

“Na ka thirr Atdheu”

“Ballistët” nga Tetova në Prishtinë për Llapin

12.07.2022 - 16:42

Llapi ndeshet të enjten me Buducnostit në orën 20:00, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë kualifikues të Conference League. Pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur me tifozë shqiptarë të të gjitha trevave.

Mediumi malazez, Vijesti.me raporton se Buducnostin e presin 90 minuta të zjarrta në kryeqytetin e Kosovës: “Futbollistët e Buduçnostit kanë udhëtuar drejt Prishtinës, ku të enjten do të përballen me ndeshjen e kthimit të xhiros së parë kualifikuese të Conference League.

Ata kanë një avantazh të bukur para duelit me Llapin (2-0), por i presin 90 minuta të zjarrta. Nga Kosova vjen lajmi se rivali do të ketë shumë përkrahje nga tifozët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku Llapi beson se mund ta rikthejë rezultatin”.

Tifogrupi shqiptar nga Tetova, “Ballistët”, ka konfirmuar se do të udhëtojë në Prishtinë ditën e enjte për ta përkrahur Llapin ndaj Buducnostit. Ballistët, të cilët njihen si një nga tifo-grupet më të flakta të trojeve shqiptare, kanë konfirmuar se do të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përkrahur Llapin.

NJOFTIMI I BALLISTËVE

“JAM DJALË NGA TETOVA! MË KA THIRRË ATDHEU! BALLISTËT udhëtojnë drejt Prishtinës, në përkrahje të vëllezërve KOSOVARË!!!
Asgjë nuk mund të arsyetohet, kur është në pyetje gjaku dhe kombi SHQIPTARË!

Udhëtimi do të bëhet me vetura private, kurse takimi Ynë do të jetë te stadiumi i qytetit! Data: 14 Korrik 2022 (Ora – 16:00) Për më shumë info, na kontaktoni në mesazh! O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË”.