Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, duket se po planifikon një sulm në merkaton e verës për mesfushorin e Manchester City-t, Bernardo Silva.
Sipas Mundo Deportivo, Barcelona shpreson të sigurojë shërbimet e portugezit me presidentin Laporta dhe menaxherin Jorge Mendes që duket se kanë ideuar një strategji për të bindur Qytetarët.
Optimizmi i klubi spanjoll bazohet te dëshira e lojtarit për të luajtur me Barcelonan, por kampionët e Anglisë nuk do të bëjnë lëshime dhe ka shumë mundësi që të kërkojnë plot 85 milionë sterlina (100 milionë euro) për 27-vjeçarin. Ideja e dyshes është të bëjë një pagesë të vogël fillimisht, të pasuar nga pagesa të tjera të gjatë sezoneve të ardhshëm.
Mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të arrijë ta bindë Manchester City të pranojë një ofertë të tillë dhe ta lërë të lirë Bernardo Silva-n, i cili vlerësohet shumë nga trajneri Pep Guardiola.