MENU
klinika

A ka të drejtë Viktor Orban?

BE-ja ka nevojë për një strategji të re për luftën Rusi-Ukrainë

29.07.2022 - 16:08

Bashkimi Evropian duhet të “ndryshojë strategjinë e tij” në trajtimin e luftës Rusi-Ukrainë dhe të fokusohet në bisedimet e paqes dhe në hartimin e propozimeve për paqe në vend që të fitojë, tha të enjten kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Nuk do të ketë paqe pa një ndryshim strategjie. Ne nuk mund të zgjidhim asnjë problem pa paqe,” tha Orban, duke folur në një konferencë shtypi me kancelarin austriak Karl Nehamer në Vjenë.

Orban pohoi se Ukraina po lufton kundër Rusisë me mbështetjen e NATO-s dhe se lufta nuk mund të fitohet me këtë metodë. Ai tha se nëse nuk ndërmerren hapa për paqen, BE mund të përballet me një ekonomi lufte.

“Nëse do të ketë një rënie ekonomike, kjo do të rrisë normat e papunësisë, e cila do të na paraqesë probleme serioze në aspektin e stabilitetit ekonomik dhe politik”, paralajmëroi ai.

Më tej ai tha se nuk është e mundur të destabilizohet Moska me sanksione.

Pikëpamja se BE do të ruajë stabilitetin politik pa përjetuar probleme ekonomike pavarësisht sanksioneve nuk është një strategji e përshtatshme, vuri në dukje Orban.

Duke pretenduar se vendet arabe, India dhe Kina nuk janë në anën e BE-së në lidhje me strategjinë e saj, ai tha: “Si Hungari, ne themi se kjo strategji duhet të ndryshohet”.

Orban tha më parë se Hungaria nuk dëshiron të mbështesë embargon ose kufizimet e BE-së për importet e gazit rus si pjesë e paketës së sanksioneve të bllokut kundër Moskës për luftën.

Ai nënvizoi, megjithatë, se Hungaria zbaton të gjitha vendimet e BE-së për sanksione ndaj Rusisë, duke shtuar se deklaratat e Brukselit për kursimet e gazit natyror ose sa gaz do të ruajë ose përdor një vend nuk po përgjigjen pozitivisht.

Ai tha se çdo vend duhet të marrë vendimet e veta në lidhje me nevojat e tij për energji.

Nga ana e tij, Nehamer tha se Hungaria është një aleat i rëndësishëm për Austrinë, veçanërisht në lidhje me sigurinë.

Ai tha se përveç problemeve të ndryshme të vazhdueshme, çështja e migrimit të parregullt është një çështje serioze dhe për këtë po punojnë ngushtë me Budapestin, por duhet një strategji tjetër.

Hungarian Prime Minister Viktor Orban, left, greets German Chancellor Angela Merkel during a breakfast meeting at an EU summit in Brussels, Friday, June 29, 2018. European Union leaders were set to assess the state of stalled Brexit negotiations on Friday, after British Prime Minister Theresa May warned them that failure to strike a good divorce deal could endanger European security. (AP Photo/Virginia Mayo)

Duke theksuar rëndësinë e bashkimit të Austrisë, Hungarisë dhe Serbisë për të adresuar çështjen e migrimit të parregullt, Nehammer tha se duhet të ndërmerren hapa kundër migrantëve të parregullt të përqendruar në kufijtë e këtyre vendeve në rrugën e migrimit.

Orban, megjithatë, mbrojti komentet e tij. “Ndodh nganjëherë që unë flas në një mënyrë që mund të keqkuptohet… pozicioni që unë përfaqësoj është një këndvështrim kulturor, i qytetëruar,” tha ai.

Duke vënë në dukje se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë kufijtë e tij nga migrimi i parregullt, Orban pohoi se 100,000 migrantë të parregullt do të vijnë në Austri nëse Hungaria dhe Serbia nuk i mbrojnë kufijtë e tyre siç duhet.

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza/ Bashkimi i tre bankave po vjen në jetë

“Financial Times”: Superbanka e Viktor Orban

Viktor Orban: Pa Serbi rajoni s'mund të hyjë në BE

“Hungaria e sheh Serbinë si vend kyç të rajonit”