MENU
klinika

“Ballkani i Hapur si plani i Enver Hoxhës”

Berisha: Projekti për Portin e Durrësit aferë 4-5 miliardë euro!

28.07.2022 - 20:09

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë takimit me qytetarët në Mirditë se projekti Ballkani i Hapur është i ngjashëm me planin e Enver Hoxhës për ta bërë Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë.

Ai foli për projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit, teksa e cilësoi atë një aferë që kap shifrat e 4-5 miliardë eurove.

Berisha u ndal edhe të dhënia me koncesion e Parkut të Butrintit duke nënvizuar edhe njëherë se aty është planifikuar të ndërtohen vila për klientelën e kryeministrit Edi Rama.

“A jemi në rrezik sot, a është reale sot. Është një rrezik i madh dhe shumë real. Plus Ballkani i Hapur. Çfarë është? E ka thënë Aleksandër Vuçiç. Një javë pasi u firmos në Novi. Shumë nga ju e dini, Enver Hoxha atë projekt kishte, Shqipëria republikë e shtatë e Jugosllavisë. Ballkani i Hapur synon asgjësimin e Kosovës. Një copëtim që është ofruar me dhjetëra herë.

Dhe një shkatërrim përfundimtar i fshatit shqiptar. Ata kanë bërë investime gjatë periudhës së Jugosllavisë dhe kanë bujqësi të sistemuar pothuajse njësoj si vendet e tjera europiane. Ne e kemi filluar nga hiçi. Prodhimet e Serbisë janë rritur 250%. Ne duhet të ndahemi nga ky regjim. Në Portin e Durrësit po merr me një arab 1 mln metër katrorë truall. E sposton portin. Aty është një aferë 4-5 miliardë.

Do ndërtojë Dubai City ky. A mund ta pranojmë ne një gjë të tillë? E njëjta gjë edhe me Parkun e Butrintit. Kush ka shkuar ta vizitojë atë nuk ka gjë më mahnitëse. Një njeri që thotë me zë dhe figurë, Shqipëria është një vend artificial. Edhe po të kishte pasur të tjerë këtu nuk ka pasur një problem. Pse jepet Butrinti?

Sepse Kepi Skills është unik. Për të bërë vila Edi Rama me klientelën e tij. Duhej një shkëputje nga zonat në qytetin e vjetër. Mund ta paraqes një listë të pafundme por është koha të ndalemi dhe t’i thërrasim ndërgjegjes tonë. Kur Shqipëria është në rrezik duhet t’i dalim zot të gjithë. Këto janë fakte të vërteta si drita e diellit”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i Berishës: Ja projektet që do të ndryshojnë

“Ligji për trashëgiminë kulturore do të rishqyrtohet kur PD…”