MENU
klinika

"Demokratët më mbështesin"

Berisha tregon se çfarë do të bëjë me PD

22.07.2022 - 13:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një bisedë që ka pasur me Lulzim Bashën pas shpalljes non grata nga SHBA për të treguar qëndrimin që do të mbajë në raport me Partinë Demokratike pas sanksionimit edhe nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Berisha deklaroi se Lulzim Basha i tha se partia mund të shkatërrohet nëse ai futet në parlament por shtoi se demokratët shkojnë sërish te ai edhe pse i kanë të shenjtë dy shtete që ka vendosur ta shpallin non grata.

“Lulzim Basha në një moment më thotë që Partia Demokratike do shkatërrohet nëse ti nuk pranon të mos hysh në parlament. Përgjigja ime është se një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë nuk Meriton të ekzistojë.

Ai më vonë e përdori për të thënë se shiko ky sa shpirt kaëm pranon të shkatërrojë edhe partinë. Unë nuk mund të them të njëjtat gjëra që kam thënë atë që isha qytetar privat. Sot jam i detyruar të konsideroj partinë.

Nuk kanë asnjë lloj qëllimi nga ana ime por ka një të vërtetë se të gjithë këta njerëz i kanë të çmuar SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar por prapë vijnë te mua. Gabimet bëhen dhe është i mjerë ai që mendon se del jashtë gabimeve. Unë u përkas atyre që nuk besoj kurrë te të pagabueshmit”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon çfarë shkruhet në letrën nga Mbretëria e Bashkuar

A janë shpallur non grata familjarët e tij? Përgjigjet Ish-kryeministri Berisha

U shpall non-grata nga Britania e Madhe

Sali Berisha zbulon akuzat që i janë komunikuar