MENU
klinika

"Të mbledhim edhe partitë e tjera kundër tij"

“Betejë për jetë a vdekje”/ Berisha: Edi Rama, rrezik për çdo shqiptar

12.07.2022 - 18:57

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se gjendja tani në Shqipëri është një betejë për jetë a vdekje pasi sipas tij, Edi Rama ka vendosur në rrezik jetën e çdo shqiptari.
Në një mbledhje të kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike në kryeqytet, Berisha tha se Edi Rama ka tentuar të fshijë opozitën dhe demokracinë në vend ndërsa tani po përbën një rrezik të madh për ekzistencën e qytetarëve. Për këtë arsye, Berisha tha se shpëtimi vjen vetëm nga Partia Demokratike shoqëria civile dhe partitë e tjera opozitare.

Berisha: Kjo përbën një ogur të bardhë për Shqipërinë që është në rrezik për shpëtimin e saj. Përpjekje më antidemokratike dhe më të turpshme u bënë që të vendosin nën kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare. Ta mbajnë këtë opozitë në vegël të qeverisë, të një njeriu i cili është armik i egër i lirisë dhe votës së shqiptarëve, të një njeriu i cili rrëmbeu dhe shkelmoi votat e shqiptarëve vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike e vendit. Ju them këto që duhet të qartësoni çdo demokrat dhe qytetar të këtij vendi se çfarë rrezik ekzistencial përbën Edi Rama dhe çfarë prove e madhe na pret ne. A do vazhdojmë ne t’i lejojmë këtij zotërie të ecë në këtë mënyrë dhe të shkelmojë arritjet e shqiptarëve në këto 30 vite dhe të na kthejë në kohën e etërve të tij. Ka një vit që bën lojën e turpshme dhe primitive me pseudo-opozitë. Në këtë kontekst kjo është një betejë për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare, e cila de fakto të vetmen gjë që ka, ka atë arritje atë të 7 korrikut, opozitën e vërtetë në shesh-betejë. E them këtë para jush me lutjen që ta ndërgjegjësojmë veten dhe qytetarët se shpëtimi vjen vetëm nga Partia Demokratike, shoqëria civile dhe partitë e tjera opozitare. Ne jemi ata që duhet të vendosim për të marrë fatin në dorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci