Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka shpërthyer ndaj ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, gjatë interpelancës me të në Kuvend për situatën në bujqësi.
Pas fjaëls së ministres, Braçe iu drejtua me tona të ashpra, duke thënë se ajo tha gjëra të ndryshme nga përgjigjet që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë i ka dërguar deputetit.
Me përgjigjen në dorë, deputeti Braçe theksoi se “Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk i duroj dot fare”.
“Ministre, po e citoj më ngadalë vendimin e Biden, meqë më parë e lexova shpejt. “Fermerët po shtrydhen”. Unë mendoj që është shumë mirë ta kapim nga këtej, ndërkohë që unë di nga ta kap. Do ta kap nga kontrata, por në dallim nga ju, do i referohem letrave qartësisht. Juve ju duket e habitur, por i kam dërguar një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, ku kam marrë përgjigje nga Sekretari i Përgjithshëm dhe kam këtu përgjigjen, që ka diferencë nga ato që thoni ju. Do ua lexoj unë, se ka diferencë.
Tani do rikthehem të bëj populistin prapë. E patë, u mundova shumë të rrija në realizëm, por nuk të lënë. Një ministër nuk mund të dijë cdo gjë përmendësh, pro një ministri po. Një ministri që nuk kontrollon territorin, kontratën, ose është e mbushur me njerëz të painteresuar për punën, pa ambicie, ose është e mbushur me dembelë. Unë dembelët nuk i kuptoj, nuk përshtatem dot me ta, madje nuk i duroj dot fare.
Ministre, kontrata që iu referuat ju, nuk është në Lushnje sic thoni ju, por është në Divjakë. Nuk keni bërë asnjë takim, zero, për zgjidhjen e problematikave në Bashkinë Lushnjë. I keni marrë banorëve 40 mijë hektarë, por ajo tokë iu takon banorëve dhe pikë. Ja fotot e bëra dje, e nderuar ministre, kjo është toka, e papërdorshme për të paktën 3-4 vite. Një i fortë, kryetari i PD së zonës në Gradisht, ka mbjellur plepa, zonja ministre. Të paktën, zv.ministrin tuaj e kam dërguar unë atje ta shikojë, kur isha zv.kryeministër. Ky është problemi në kontratën tuaj të Ministrisë së Bujqësisë. Kontrata me Agro fish hotin ka dështuar, jo prej Covidit, por prej kontraktuesit tuaj. Agro Fish Hoti nuk është më zonja ministre.