MENU
klinika

U shkarkua nga posti i zv.kryeministrit

Braçe ‘thumbon’ Ahmetajn: Globi rrotullohet

25.07.2022 - 10:19

Deputeti, Erion Braçe ka thumbuar Arben Ahmetaj pasi ky i fundit u shkarkua ditën e sotme nga posti i zëvendës kryeministrit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Braçe ka shkruar “globi rrotullohet”, duke nënkuptuar se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij gjatë kohës që ka mbajtur postin e zëvendës kryeminitrit.

Ky postim i ish-zv kryeministrit, vjen fill pas lajmit të shkarkimit të Arben Ahmetajt nga detyra, dhe emërimit të Belinda Ballukut.

Kujtojmë se më herët, Braçe në një intervistë është shprehur se gjatë kohës që mbante postin e zëvendës kryeministrit ka pasur sulme nga brenda mazhorancës kundrejt tij.

RRETH E RRETH PERQARK,
GLOBI RROTULLOHET;
DITE ME DITE, RROTULLOHET!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN