Ish.zv.kryeministri Erion Braçe ka pasur një thirrje për zyrtarët, të lënë kafenetë e zyrat me kondicioner që të ndihmojë fermerët që të shesin shalqirin.
Ai ka denoncuar një skemë të padrejtë dhe të turpshme, siç e cilëson duke thënë se shalqiri po blihet me një çmim shumë të ulët nga fermeri dhe më pas nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e nxjerrin në Europë me një çmime 3-fish më të lartë.
“Lërini kafenetë e kafetë në Tiranë; Lërini zyrat me kondicioner që ua paguajnë edhe bujqit; Ejani në fusha e ndihmoni, zgjidhni të shesin shalqinin! Situata në Cermë të Sipërme, Sektor, Proshkë, Pasha, Shkumbin, Shenepremte, në anën tjetër, në Halilaj, Bubullime, Eskaj, Gjonas, Imshte, Kallm i Vogël e Kallm i madh; Është dramatike! Nuk bëhet fjalë për çmimin, tani bëhet fjale për prodhimin mbetur në fushe e nën temperatura 39-40 grade, ka vetëm 6 ditë jetë; më tej zverdhet e kalbet!
Ejani atje e merruni me lojeën! Cilën lojë? Atë të blerjes më të lire këtu-10 lekë e poshtë, nxjerrjes në Maqedoni e Kosovë dhe prej aty në gjithë evropen por me cmim 3-3 herë e gjysmë më të lartë! Është padrejtësi! Është turp”, shkruan Braçe.
Ky reagim vjen pasi vetë Braçe ka qenë i pranishëm në një protestë me fermerët e fshatit Çermë e Poshtme në Lushnje, të cilët thonë se kanë arritur që të sheshin vetëm 100 hektarë shalqiri, si pasojë e çmimit të ulët të shumicës. Për këtë fajtorë bëjnë pikat e grumbullimit, sipas së cilëve e kanë fiksuar çmimin me 12 lekë/kg, duke kërkuar që të jetë 18 lekë për kg. Zgjidhja, sipas Braçes, është krijimi i kooperativave, ose ndryshe magazinave publike me menaxhim shtetëror.