MENU
klinika

40 vjet nga finalja e Botërorit ‘82

Britma dhe puthja e Zoff, Tardelli kujton triumfin

11.07.2022 - 16:53

Imazhi i tij me grushtet mbyllur duke bërtitur me të madhe në fushën e “Bernabeut” janë personifikimi më i qartë i triumfit të Italisë në Botërorin e 1982.

Marco Tardelli, kujton këtë moment historik, por ndalet edhe në detaje të tjera, nga netët përpara ndeshjeve pa gjumë apo te golat e Paolo Rossit, i cili u nda nga jeta një vit më parë si pasojë e një sëmundje.

Pas 40 vitesh, cila është gjëja më e jashtëzakonshme që e bën unike atë arritje?

Ka shumë njerëz që edhe sot na duan aq shumë, kjo mendoj se na bën të veçantë.

A është ai imazh i yti duke bërtitur pas golit të dytë në finale gjëja më unike e asaj finaleje?

Jo, është puthja që Zoff i dha Bearzot pas përfundimit të ndeshjes me Brazilin. Për dikë tjetër ndoshta mund të jetë, për mua është puthja e Zoff.

Është e vërtetë që ju nuk flinit përpara ndeshjeve, ashtu si Bearzot?

Po, ndonjë herë ka ndodhur. Sepse të tillë janë ato në Botëror, edhe sikur të duash, nuk të zë.

Si e festuat suksesin përballë Gjermanisë?

Nuk festuam. Menduam për atë ndeshje duke folur mes nesh në një korridor të hotelit, me Rossin dhe Scirea. Festa erdhi kur u kthyem në Itali, ku na pritën si heronj, i kishim kthyer suksesin vendit pas 44 vitesh, për më tepër që nuk ishim favoritë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Zonja e Vjetër” dhe yjet e saj

Nga Rossi te Pogba, 11 rikthimet e mëdha te Juve

Pogba u shit 105 mln euro, erdhi falas

Dy herë me kosto zero, afera më e madhe e Juves