MENU
klinika

Sulmuesi nuk ndryshon ligë

Broja i vë kusht Chelsea-s, dy klube rikthehen në garë për të

19.07.2022 - 18:08

Armando Broja është kthyer në Angli për të mbyllur transferimin e tij në radhët e një tjetër skuadre në Premier League. Mediat angleze raportojnë se West Ham ka gjetur një akord parimor me të dhe me Chelsea, por tashmë në garë janë kthyer edhe Everton me Newcastle.

Broja nuk do të kishte hapësira te Chelsea ndaj ka pranuar që të largohet nga blutë, për të luajtur rregullisht. Por mediat angleze sot raportojnë se sulmuesi shqiptar i ka kërkuar klubit që transferimi i tij të jetë përfundimtar, pasi kërkon që të luajë në një skuadër në një periudhë të gjatë.

Broja dëshiron të mos jetë gjithmonë në lëvizje, pas çdo sezoni, siç i ka ndodhur në dy vitet e fundit pas eksperiencave te Vitesse dhe Southampton.

West Ham, që ka ofruar 30 milionë paund dhe bonuse për rreth 5 milionë paund të tjera, është shumë pranë akordit për transferimin e tij përfundimtar, pasi ka një marrëveshje parimore edhe me vetë Brojën.

Por në garë raportohet se kanë hyrë Everton dhe Newcastle, të cilët kanë kërkuar informacion nga Chelsea nëse pranon oferta më të larta për lojtarin. Kjo është arsyeja pse Broja nuk ka kryer ende vizitat mjekësore te West Ham, pasi do të dëgjohen një herë edhe propozimet e dy klubeve të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin