MENU
klinika

Mesazh për 100-vjetorin e miqësisë

Bush: Krenar që isha presidenti i parë amerikan që vizitova Shqipërinë

28.07.2022 - 12:52

Ish-presidenti amerikan George W. Bush ka përcjellë mesazhin e tij për vendosjen e 100-vjetorit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Mesazhi është lexuar në ceremoninë e 100-vjetorit të vendosjes së këtyre marrëdhënie nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Bush është shprehur krenar që ishte presidenti i parë amerikan që vizitoi Shqipërinë në vitin 2007. Në letrën e tij, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerëson traditat shqiptare si besën dhe mikpritjen.

“Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetjet më të ngrohta. Ky gur kilometrik është dëshmi e miqësisë. Në 2007 isha krenar isha krenar që isha presidenti që vizituam Shqipërinë. U bëmë dëshmitarë të mikpritjes tuaj të sinqertë. Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe SHBA si aleatë. Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht për liri dhe tradita juaj e besës janë vlera. Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin”, ka shkruar në letrën e tij ish-presidenti amerikan.

Një mesazh urimi nëpërmjet një video-mesazhi përcolli për shqiptarët edhe presidenti aktual i amerikaneve, Joe Biden.