MENU
klinika

Mund ta nisë nga fundi

Carlos Sainz penalizohet me 10 vende nga starti

22.07.2022 - 15:02

Te Ferrari ende nuk po gjejnë një vazhdimësi sa i përket makinës. Pas shpërthimit të motorit dy javë më parë, Carlos Sainz do të penalizohet me 10 vende edhe në garën e Francës.

Sainz tashmë ka ndryshuar njësinë e kontrollit të motorit të tij (centralinën). Ky është një dënim me 10 vende në nisje ditën e diel, megjithëse pritet që ai të ndryshojë të gjithë njësinë e energjisë dhe të fillojë nga vendi i fundit.

Kjo do të shihet më shumë gjatë garës për “pole position” ditën e shtunë. Red Bull vazhdon të dominojë edhe këtë sezon në Formula 1, por Ferrari është përmirësuar ndjeshëm dhe po duelon fort, të paktën deri në gjysmën e sezonit.