MENU
klinika

"Beteja të forta kemi përpara!"

Çfarë paralajmëron Ilir Meta pak orë përpara dorëzimit të detyrës

24.07.2022 - 10:27

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zgjedhur që në ditën e fundit të detyrës në krye të shtetit të jetë tepër aktiv në rrjete sociale. Presidenti u ka kthyer përgjigj disa komentuesve në facebook, të cilët i shprehin konsideratat për punën e bërë në krye të shtetit.

Meta shkruan se beteja të forta e presin në rrugëtimin e ri. Ai shton në mënyrë metaforike se nuk mund të arrihet në maja nëse nuk bën pak malore.

“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar presidenti Meta.


Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke shprehur veçanërisht mbështetjen për popullin e 2 Marsit.

“E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkroi Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm..."

Në ditën e fundit si President, Ilir Meta mesazh qytetarëve