MENU
klinika

Pas shtrimit në spital të bateristit

Çfarë po ndodh me Kourtney Kardashian dhe Travis Barker?

07.07.2022 - 10:08

Travis Barker po e merr veten pas shtrimit në spital teksa u pa duke hyrë në studion e tij të regjistrimit. Bateristi 46-vjeçar dukej sikur ishte kthyer në normalitet pas momentit që sipas tij ishte tepër i dhimbshëm. Ai doli nga spitali vetëm disa ditë më parë pasi vuante nga një gjendje kërcënuese për jetën javën e kaluar, e cila me sa duket u zbulua nga një procedurë endoskopike rutinë.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë folur pas shtrimit në spital javën e kaluar. Kourtney Kardashian ishte gjatë gjithë kohës afër bashkëshortit të saj dhe ajo kishte refuzuar të largohej nga ai gjatë gjithë qëndrimit të tij. Travis ka folur për shtrimin e tij në spital në Instagram gjatë fundjavës se ai është “aktualisht shumë më mirë” në një deklaratë të ndarë në ‘storyn’ e tij. Ndërkohë, Kourtney ndau një shënim të saj duke reflektuar mbi javën “e frikshme dhe emocionale” që ajo dhe Travis kishin pasur.

“Çfarë jave e frikshme dhe emocionale. Shëndeti ynë është gjithçka dhe ndonjëherë ne e marrim të mirëqenë se sa shpejt mund të ndryshojë”– u shpreh Kourtney.

Por më pas, ajo vazhdoi të akuzonte paparacët, duke pretenduar se ata publikuan foto të saj sikur ajo kishte dalë, ndërsa ajo ishte në të vërtetë pranë Travis në spital. Në këtë mënyrë ata u munduan të sillnin një histori të rremë dhe negative.