MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Çfarë surprizash, eliminohen që në start 2 pretendentë

30.07.2022 - 19:35

Dy eliminime të bujshme, të dyja në raundin e parë. Bayer Leverkusen dhe Koln përshëndesin DFB Pokal menjëherë pas disfatës kundër Elversberg dhe Regensburg. Një fitore e madhe për Padeborn që shënoi dhjetë gola në Einheit Wernigerode.

Raundi i parë i Kupës së Gjermanisë i “patretshëm” për Bayer Leverkusen të drejtuar nga ish-trajneri i YB Gerardo Seoane. Forca e tretë e Bundesligës së kaluar u befasua 4-3 nga Elversberg, skuadër që sapo ishte ngjitur në kategorinë e tretë.

Që nga ardhja e tij në Gjermani, trajneri zviceran nuk ka arritur të harmonizohet me garën e dytë kombëtare, pasi vitin e kaluar u eliminua në turin e dytë nga Karlsruhe, një skuadër militante në Bundesligën 2.

Straelen – St. Pauli 3-4

Viktoria Berlin – Bochum 0-3

Einheit Wernigerode – Padeborn 0-10

Elversberg – Bayer Leverkusen 4-3

Illertissen – Heidenheim 0-2

Lubeck – Rostock 1-0

Regensburg – Koln 2-2 (6-5 pas penalltive)

SpVgg Bayreuth – Hamburg 1-3 (pas shtesës)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN