MENU
klinika

Sulmuesi me valixhe në duar

Chelsea e lë jashtë, Broja larg bluve të Londrës

09.07.2022 - 16:08

E ardhmja e Armando Brojës, me shumë gjasa, do të jetë larg Chelsea. Ylli shqiptar është lënë jashtë listës së klubit londinez për turneun amerikan. Blutë u sot drejt Los Angeles aty ku do zhvillojnë disa duele miqësore.

Emri i sulmuesit shqiptar nuk është në listë, duke lënë të kuptohet që e ardhmja e Brojës, me shumë gjasa do të jetë larg Chelsea. I huazuar sezonin e shkuar te Southamton, Broja shënoi 9 gola me klubin e Premier League.

Ai tërhoqi shumë klube të rëndësishme evropiane, që kanë shfaqur interes për shërbimet e shqiptarit. Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e Brojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN