Tani është zyrtare, Kalidou Koulibaly “vishet” blu. Mbrojtësi senegalez ka kompletuar transferimin e tij, duke u larguar përfundimisht nga Serie A dhe Napoli, për të nisur një aventurë të re, në Premier League, me Chelsea që shpenzoi 33.8 milionë paund për kartonin e tij.
31-vjeçari ka zbarkuar në Las Vegas dhe do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së Tuchel dhe do të nisë menjëherë punë dhe stërvitjen në prag të sezonit.
Koulibaly ka firmosur për katër vite, deri në qershor 2026 dhe do të përfitojë 8.2 milionë në paund në vit plus bonuse. Në fjalët e para, Kalidou u shpreh shumë entuziast për këtë aventurë.
Seeing the sights! 🌃#KoulibalyIsChelsea pic.twitter.com/bdKefEZGsv
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 16, 2022
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që jam pjesë e Chelsea. Kemi pasur bisedime prej kohësh dhe tani ishte momenti i duhur. Për mua është një ëndërr që bëhet realitet, të luaj me Chelsea-n dhe në Premier League”- deklaroi 31-vjeçari.