MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë rreziqet e shtatzënisë pas moshës 40-vjeçare?

09.07.2022 - 10:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:

 

Mjeku: Të bëhesh nënë natyrshëm në moshën 40-vjeçare nuk është aq e rrallë, edhe nëse pas të 35-ave lindshmëria natyrore bie. Në fakt, nëse në moshën 25 vjeçare ka 28% mundësi që ovulacioni të çojë në shtatzëni, përqindja bie në rreth 10% në moshën 40 vjeç. Gruaja ka një numër ovocitesh të përcaktuara gjenetikisht, të cilat pakësohen me kalimin e viteve. Përveç kësaj, mitra, vezoret dhe endometriumi i nënshtrohen një procesi natyror plakjeje.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.