MENU
klinika

Sanksionet kundër Rusisë

Deputeti i Bundestagut gjerman: Serbia të mos qëndrojë në qoshe

20.07.2022 - 13:35

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU/CSU dhe raportuesi i kësaj partie për Ballkanin Perëndimor, Peter Bayer, ka zhvilluar një vizitë në Beograd. Në përfundim të kësaj vizite Peter Bayer, foli edhe për mediat lidhur me sanksionet ruse dhe luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se kërkesa e BE-së që Serbia t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, qëndron ende dhe se ai beson se askush që pretendon se është aleat nuk duhet të qëndrojë në qoshe.

“Serbia ka kohë ende dhe duhet të pozicionohet qartë. Do të doja më shumë deklarata publike nga zyrtarët që do të tregonin rrugën e qartë evropiane të Serbisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta në Ukrainë ka trazuar Ballkanin

BE dhe SHBA duhet të marrin masa të menjëhershme