Tenisti serb Novak Djokovic është finalisti i dytë i grand slam të Wimbledon. Ai fitoi sot pasdite 3-1 (2-6, 6-3, 6-2, 6-4) ndaj britanikut Cameron Norrie, duke synuar mbrojtjen e titullit fituar vjet.
Për Djokovic një fitore e lehtë sot ndaj Norris, pavarësisht se humbi setin e parë. Britaniku pati mbështetjen e tifozëve, por përballë serbit e pati të pamundur të fitojë. Edhe pse e nisi mirë ndeshjen, ai shpejt humbi terren përballë Djokovic.
Përballë ish-numrit 1 në botë do të jetë australiani Nick Kyrgios, që avancoi në finale pa luajtur, pasi rivali i tij Rafael Nadal u tërhoq që dje, i dëmtuar. Për australianin kjo është hera e parë që del në finalen e një turneu të madh.
Most Grand Slam men’s singles final appearances:
32 – @DjokerNole
31 – Roger Federer
30 – Rafael Nadal
19 – Ivan Lendl
18 – Pete Sampras#Wimbledon | #CentreCourt100 pic.twitter.com/EPd8EB4Tmk— Wimbledon (@Wimbledon) July 8, 2022