MENU
klinika

“Më duket totalisht e pavend”

Dojna Mema “acarohet” nga pyetja e ndjekëses për shtatzëninë

12.07.2022 - 10:28

Dojna Mema ka ndarë shumë detaje lidhur me shtatzëninë. Moderatorja, e cila pritet të sjellë në jetë frytin e dashurisë me Vlashent Satën, nuk e ka pritur mirë një pyetje që i ka drejtuar një prej ndjekësve të saj. Gjatë një interviste virtuale, ajo u pyet nëse do të bëjë lindje natyrale apo çezariane.

Mirëpo, Dojna shprehet se ka dashur që ta evitonte këtë pyetje pasi i duket totalisht e pavend. “Kjo është nga ato pyetjet që unë do ta kisha evituar, por për sa kohë kam një Instagram publik, dua ti diskutojmë edhe ca gjëra që ndoshta shumë vajza që janë shtatzëna, bezdisen nga pyetje të caktuara.

Sidomos shprehja “vetëm apo me operacion”, më duket totalisht e pavend, se duket sikur në rastin e parë e bën vetë, në të dytin nuk e bën vetë, ndërkohë që në të dyja rastet është nëna ajo që sjell në jetë fëmijën dhe mbetet heroinë e vërtetë që kalon procesin e lindjes, sidoqoftë ai, natyral apo ai çezarian.

Unë e kam lënë deri në momentin e fundit, do të jetë doktoresha ajo që do të më thotë cila është më e mira për mua”, shprehet Dojna. Kujtojmë që një ditë më parë, duke iu përgjigjur pyetjes së ndjekësit, Dojna tha se kishte arritur që ta prezantonte Vlashentin me babain e saj para se të ndërronte jetë.

“A e pate mundësinë ta prezantoje babin me Vlashentin?”, e ka pyetur një ndjekës moderatores, e cila nuk ka hezituar t’i përgjigjet: “Po dhe është një nga gjërat për të cilat jam më shumë e lumtur, për këtë duhet t’ja di për nder Vlashentit sepse ne kishim një muaj e gjysmë bashkë.

Ishte shumë pak dhe normalisht që nuk e prezanton me familjen një person me të cilin ke një muaj e gjysmë. Ja bëra si kërkesë në majë të gishtave dhe Vlashenti absolutisht pranoi dhe e ka jetuar babin tim një vit, vitin e fundit. Gjithmonë do më kujtohet ai momenti kur vinte te shtëpia ime.”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN