MENU
klinika

Analiza

Dorëheqja e Draghi-t mund të destabilizojë gjithë Evropën

16.07.2022 - 10:00

Një kolaps i qeverisë së Mario Draghit mund të shkaktojë destabilizimin e Evropës, ka deklaruar senatori italian Antonio Saccone.

Presidenti i Italisë refuzoi dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi të enjten pas një dite drame politike që kërcënoi të rrëzonte një qeveri të unitetit kombëtar që ka më pak se 18 muaj në detyrë.

Saccone pohoi se paqëndrueshmëria politike e vendit mund të favorizojë agresionin dhe motivet e Rusisë, me senatorin e qendrës së djathtë të partisë Forza Italia duke u thënë kritikëve të Draghit se ai “do t’i bënte një nder Putinit”.

Mario Draghi, ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), njoftoi se do të jepte dorëheqjen të enjten pasi Lëvizja 5 Yjet, një parti koalicioni, nuk e mbështeti atë në një votëbesimi lidhur me planin e tij për të luftuar krizën e kostos së jetesës.

Ai deklaroi: “Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më”.

74-vjeçari shkoi në Pallatin Quirinale në Romë për të takuar presidentin Sergio Mattarella dhe për të dorëzuar dorëheqjen e tij, por Mattarella, arbitri suprem në politikën italiane, i kërkoi atij ta rimendonte.

Mattarella i kërkoi Draghit, i cili është një teknokrat i pazgjedhur, t’i drejtohej parlamentit për të marrë një pamje më të qartë të situatës politike.

Trazirat politike të Italisë vijnë pasi vendi përballet me një krizë borxhi.

Gjatë mandatit 17-mujor të Draghit, kostot e huamarrjes italiane u rritën, diçka që ai e pranoi në një konferencë shtypi dy muaj më parë.

Ai u tha gazetarëve: “Kjo tregon se unë nuk jam një mburojë kundër të gjitha ngjarjeve. Unë jam një qenie njerëzore dhe kështu gjërat ndodhin.”

Dhjetë vjet më parë, presidenti i atëhershëm i BQE-së rivendosi qetësinë e tregut duke thënë se BQE do të bënte “çfarëdo që të duhej” për të shpëtuar euron – kodi për blerjen e bonove të vendeve me probleme.

FILE PHOTO: Italian President Sergio Mattarella attends a farewell event for the European Central Bank’s (ECB’s) outgoing President Mario Draghi in Frankfurt, Germany October 28, 2019. Paolo Giandotti/Presidential Palace/Handout via REUTERS

Draghi pritet të dalë në parlament të mërkurën e ardhshme dhe ka të ngjarë të vazhdojë më parë me një udhëtim të planifikuar në Algjeri, një furnizues i rëndësishëm i gazit, të hënën dhe të martën, thanë burimet politike.

Ndarjet midis partive politike të Italisë për çështje të tilla si rritja e kostos së jetesës dhe mënyrat për t’iu përgjigjur pushtimit rus të Ukrainës po përforcohen nga afrimi i zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në gjysmën e parë të vitit 2023.

Draghi, kryeministri i gjashtë i Italisë në dekadën e fundit, është lavdëruar për ndihmën për të drejtuar Italinë përmes krizës së koronavirusit dhe lidershipi i tij ka ndihmuar që vendi të ketë më shumë ndikim në skenën ndërkombëtare.

Nga VASSIA BARBA

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN