12.07.2022 - 22:16
Fitore spektakolare e Dritës. Gjilanasit mposhtën me rezultatin 3-0 finlandezët e Inter Turkut, në duelin e kthimit të zhvilluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, i vlefshëm për Ligën e Konferencës.
Drita arriti të përmbyste rezultatin 1-0 të regjistruar në sfidën e parë, duke siguruar një biletë për më tej.
Simonovski ishte autori i golit të parë për gjilanasit, ndërkohë që ish-futbollisti i Skënderbeut, Arbnor Muja, me dopietën e tij, i dhuroi kualifikim skuadrës kosovare. Muja realizoi 2 herë në minutat 49’ dhe 51’. Një dominim absolut ky i skuadrës së drejtuar nga trajneri Nuhiu.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bardheblutë kalojnë në Conference League
Tirana bie edhe në shtëpi, eliminohet nga Champions
Champions League