Shakira po përpiqet ta bindë lojtarin e Barçës, Pique, që fëmijët e tyre të transferohen me të në Miami, propozim që qendërmbrojtësi deri tani nuk e ka pranuar.
Shakirën, pas ndarjes me Piquenë, nuk e lidh asgjë me qytetin. Megjithatë, informacionet e fundit bëjnë me dije se, në realitet, vendosmëria e saj për të kaluar Oqeanin lidhet me ngancimet e shtuara të shtypit, sidomos pas daljes së lajmit për mashtrimin e supozuar tatimor.
Pique, duke qenë një futbollist aktiv, nuk do të mund të udhëtonte rregullisht në Miami për të vizituar fëmijët e tij, ndaj preferon t’i ketë Sashën (7 vjeç) dhe Milanin (9 vjeç) në Barcelonë. Nga ana tjetër, Shakira konsideron se duhet të lëvizë dhe të rimarrë kontrollin e jetës së saj, me të vegjlit në krah.
Pique ka menduar për të mirën e fëmijëve të tij, duke i vënë Shakirës dy kushte të panegociueshme. Ai i ka kërkuar këngëtares t’i jepte pesë bileta avioni të klasit të parë në vit për të vizituar fëmijët e tij. Nga ana tjetër donte që ish-partnerja i tij të shlyente një borxh të papaguar, që supozohet se do të arrinte në 400 000 dollarë.