MENU
klinika

Si Penelopa me Odisenë...

Dy yje në qiellin hollivudian: Flasim gjuhën e nënës!

10.07.2022 - 19:45

        Të dy, pushtuan kinemanë dhe Hollivudin. Asnjëri, nuk jetoi qoftë një ditë në Shqipëri, por fati i poqi për të rrëfyer një histori të lashtë sa vetë origjina e tyre…/Konica.al

Në 1968, teksa xhirohet filmi “Odisea”, Irena Papas (Penelopa) dhe Bekim Fehmiu (Odisea), luajnë rolet kryesore.  Në kohë pauze, disa gazetarë i kishin parë sesi të dy, komunikonin në një gjuhë krejtësisht të huaj për ata. Të pushtuar nga kurreshtja, njëri prej tyre i pyet:

Më falni, por cila është gjuha që po flisni?

Irena Papas (Irini Leleku) prek Bekim Fehmiun, që ta linte të përgjigjej:

– Është gjuha e nënës.

– Gjuha e nënës? Po cila mund të jetë ajo gjuhë e nënës, kur ju jeni greke dhe Bekim Fehmiu, jugosllav? – gazetari.

– Unë jam shqiptare nga Greqia, kurse Bekimi shqiptar nga Jugosllavia, por më e rëndësishmja është se ka qenë vullneti i vetë Zotit që ne të dy t’i luajmë këto dy role, sepse dikur edhe vetë Penelopa dhe Odisea, kanë folur po të njëjtën gjuhë, që e flasim unë dhe Bekimi sot”.

– Por historia thotë se ata ishin grekë, – ia ktheu gazetari i habitur!

– Po mirë pra, edhe ti tani po më konsideron si greke edhe pse origjina ime, nuk është aspak greke, – i ishte përgjigjur Irena.

 

“Rai Uno”, 1974

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Penelopa e bukur greke deklaron se është shqiptare

Historia e një ylli kinemaje që krenohet me origjinën arvanitase

"Qenke më e bukur se unë..."

Kur Irene Papas i tha Margarita Xhepës


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit