MENU
klinika

"Sa do të hapej akademia e mbjelljeve online!.."

E-Albania pa shërbim, reagon ish-ministri i Drejtësisë

17.07.2022 - 11:20

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas bllokimit të shërbimeve të E-Albania-s, pasi një sulmi kibernetik që sipas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) I ka ndodhur kësaj platforme.

Manjani në statusin e tij thekson me ironisë kjo ngjarje ndodhi fiks në kohë që “do hapej akademia e mbjelljeve online”.

Ndërkohë që shton se Qeveria tashme do shpallë një tender tjetër sekret për të kapur “kibernistin që është jashtë shtetit, por kjo ka kosto”.

“Sulm kibernetik AKSH-it?! Uau! Ku na e gjeti tani që po hapnim akademinë e mbjelljeve online…!

Urgjent një tender sekret të kapim kibernetistin, që qenka edhe jashtë shteti. Ka kosto dmth…

***

Ups! Na ikën dritat. Hajde shnet se na duhet bateria e celularit”, thekson Manjani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN