31.07.2022 - 17:59
Shpëtim Duro nuk është më trajner i Laçit. “Duke marr shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrocub dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.
Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike. Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav”, tha trajneri Duro për “Panorama Sport’.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Koment nga “Supersport”