MENU
klinika

Ligji për sportistët elitarë

E pesta në botë, sa përfiton financiarisht Luiza Gega

22.07.2022 - 15:54

Luiza Gega po shkruan historinë e atletikës shqiptare, së fundmi me një paraqitje fantastike në Botërorin e Atletikës që u zhvillua në Oregon të SHBA. Një garë që u kurorëzua me vendin e pestë në garën e 3000 metrave me pengesa, si dhe me një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Një arritje si asnjëherë më parë në një aktivitet të këtyre përmasave dhe për të cilin parashikohen edhe shpërblimet përkatëse sipas Ligjit për Sportit, mbi trajtimin e sportistëve elitarë për pozicionimin e tyre në garat ndërkombëtare.

Shpërblimi që i takon sipas ligjit Luiza Gegës për vendin e pestë të arritur në Kampionatin Botëror të Atletikës është 10 milionë lekë të vjetër.

Një shumë e cila në fakt siç kanë treguar vazhdimisht sportistja dhe trajneri i saj shkon thuajse zakonisht për grumbullimet që ajo zhvillon jashtë vendit tonë për t’u përgatitur më së miri për garat ku deri tani ka nderuar ashtu siç duhet flamurin kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Urimi i legjendës së atletikës shqiptare

Evro: Krenare për Gegën, e ngriti Shqipërinë në piedestal!