Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një 37-vjeçar me iniciale E.M. ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij, J.E., 37 vjeçe.Policia ka rrethuar zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me mjet prerës ( thikë), bashkëjetuesen e tij shtetasen J.E., 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.