MENU
klinika

“I kam munguar këto kohë”

Edi Rama ironi ndaj Lulzim Bashës në Kuvend

21.07.2022 - 11:45

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me tone ironike ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje.

Rama tha me ironi, se në fjalimin që mbajti ish-kreu i PD në lidhje me raportin e Dick Martyt, iu drejtua vetëm atij pasi e kishte marrë malli. Ndërkohë që nuk tha asnjë fjalë për UÇK-në apo Hashim Thaçin.

“Ka qenë 8 vjet kryetar i PD-së. Dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK-në, dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn, apo Hashim Thaçin apo poshtërsinë e akuzës për trafikun e organeve.

Dëgjuat vetëm ëpr Millosheviçin dhe për mua. Pjesën për mua dua ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këto kohë. Por këtu nuk kemi ardhur të bëjmë atë që këta kanë bërë sa herë u është dashur ky parlament si samar se nuk kanë çfarë i bëjën gomarit, kushdo qoftë gomari. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje reale dhe jo vazhdimi i një të folure me vete, pasi nuk është as parlamenti i Gjermanisë dhe i Francës. Në emër të patriotizmit dhe nacionalizmit kjo politikë i ka përdorur dhimbjet e Kosovës për pazarin mizerabël të Tiranës”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk mund të bësh amnisti ndaj të shkuarës…"

Lulzim Basha i përgjigjet kryeministrit Rama